Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K., më 22 gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M.O., me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri D.K., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./UBTNews