Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit M.Z, nën dyshimin se ka dhununar një të mitur në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Ndryshe, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se rasti thuhet se ka ndodhur një muaj më parë por se viktima ka deklaruar se nuk e kishte raportuar ngase ishte e frikësuar dhe kërcënuar.
“Dje rreth orës 18:00, viktima së bashku me prindin e vet ka ardhur dhe ka raportuar në stacionin policor në Istog se është dhunuar më datë 9 gusht. Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit, pastaj ka kaluar në sektorin e hetimeve rajonale. Viktima rastin nuk e ka paraqitur më herët për shkak se është frikësuar dhe ka qenë e kërcënuar”, ka thënë Gashi.