UBT News

Prokuroria kërkon 5 vjet burg për Marine Le Pen për përvetësim fondesh nga BE

Prokuroria e Parisit ka kërkuar dënimin me pesë vjet burg dhe pesë vjet ndalim nga posti publik për lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në një gjyq që lidhet me akuzat për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian. Ajo dhe 24 persona të tjerë, përfshirë ish-deputetë dhe asistentë parlamentarë, janë akuzuar për keqpërdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian, duke përdorur paratë për të paguar stafin që punonte për partinë e saj, (RN), në Francë.

Ky gjyq është një përpjekje për të adresuar hetimet që kanë nisur gati një dekadë më parë, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi imazhin e partisë RN, sidomos pas një performance të fortë në zgjedhjet evropiane të vitit 2019.

Në seancën e djeshme, prokurori i Parisit kërkoi një gjobë prej 300 mijë euro dhe burg për Le Pen me ekzekutim të përkohshëm, që do të ndalonte kandidatën të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, nëse ajo shpallet fajtore. Kjo kërkesë vë në rrezik mundësinë që Le Pen të kandidojë për President të Francës, pasi një dënim me ekzekutim të përkohshëm e do të bllokonte mundësinë e saj për të marrë pjesë në zgjedhje, përfshirë nëse ajo apelon vendimin.

Le Pen dhe partia e saj, më parë e njohur si Balli Kombëtar, janë akuzuar për përdorimin e fondeve të BE-së për qëllime politike, duke paguar për punësimin e stafit të partisë në Francë, ndryshe nga qëllimi origjinal i fondeve të caktuara për asistentët parlamentarë. Ajo e ka mohuar çdo akuzë dhe gjatë deklaratës në gjykatë muajin e kaluar, Le Pen theksoi pafajësinë e saj, duke thënë: “Unë nuk kam asnjë ndjenjë që kam kryer parregullsinë më të vogël, apo veprimin më të vogël të paligjshëm.”

Ky proces gjyqësor ka krijuar tensione të mëdha përpartinë e Le Pen dhe mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e saj politike në Francë!

Exit mobile version