Paraditen e së enjtes Komuna e Pejës, Istogut dhe Klinës janë bastisur. Ky aksion i bastisjes po ndodhë përshkak dyshimeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare rreth ndërtimeve pa leje.
Paraditen e së enjtes Komuna e Pejës, Istogut dhe Klinës janë bastisur. Ky aksion i bastisjes po ndodhë përshkak dyshimeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare rreth ndërtimeve pa leje.
Tashmë këtë e ka bërë të ditur edhe Prokuroria Themelore e Pejës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna (Pejë, Klinë dhe Istog), me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme. Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Tutje thuhet se “Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra”.
KosovaPress mëson se tashmë ka edhe të arrestuar.
Ndërsa lidhur me arrestimin e njërit nga inspektorët e ndërtimit në Komunën e Pejës, nga kjo komunë nuk kanë dashur të flasin. Të heshtur qëndruan edhe kur u pyeten për bastisjen në këtë komunë.