Prokuroria Speciale e Kosovës ka thirr për ta marrë në pyetje ish-deputetin dhe anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshin në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.
Kurteshi ka shkruar në Facebook se më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.
“Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua. Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:- A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?- Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit? Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh”, ka shkruar ai.