UBT News

​Prokuroria e Gjakovës për një muaj ka ngritur 118 aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëqind e tetëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëqind e tridhjetë e shtatë personave, për vepra të ndryshme penale gjatë muajit nëntor 2024, duke përfshirë pesëmbëdhjetë aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.

Exit mobile version