Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se është se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të të Parkut Kombëtar “Sharri”. Ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”. Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.