UBT News

Prokuroria dhe Policia japin detaje për bastisjet në veri

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion për bastisjen e pesë lokacioneve në komunat veriore të Kosovës, kryesisht në pronat e terroristit Millan Radojiçiq.

Operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24 shtator, në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Bastisjet nga Njësia Speciale janë kryer me urdhër të gjykatës dhe në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet”, është theksuar në komunikatën e përbashkët e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtrojë urdhrin ndalues në gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali.

Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

• 2 Automjete Mercedes

• Argjend 4.84 Kg

• 2 Motor 4X4

• 1 Barkë-Anije

• 7 DVR

• 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës

• 3 Thika

• 2 Rutera

• 2 Çelësa të veturave

• 5 Gëzhoja

• 1 Dronë

• 5 USB

• 1 Kamera GoPro- SSD

• 1 Video kamerë me kartelë

• 1 Shënjestër optike

• 1 Spray

• 7 telefona celular

Exit mobile version