Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se i dyshuari I.A për plagosjen në Fushë Kosovë është arrestuar të martën.
Prokuroria ka dhënë edhe sqarim pse ai ishte liruar para disa ditësh me masë ndalimi ndaj të plagosurës.
“Më datë 04.08.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovës, është mbajtur shqyrtimi fillestar në këtë çështje penale, ku Prokurori i Shtetit gjatë kësaj seance, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të pandehurit si dhe faktin se i pandehuri ka edhe një adresë tjetër të vendbanimit, ka propozuar masën e arrestit shtëpiak”.
“Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, thuhet në njoftim./UBTNews/