UBT News

Prokuroria deklarohet për vdekjen e 19-vjeçarit në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka deklaruar se pas mesnatës, në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19-vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka vdekur.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e rëndë’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Prokuroria njofton se në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale./UBTNews

Exit mobile version