UBT News

Prokurori i Shtetit njofton se ka ndaluar dhjetë persona

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. 

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Exit mobile version