Zyra e lartë e prokurorit të Perusë tha të martën se nisi një hetim ndaj presidentes së re të vendit, Dina Boluarte dhe anëtarëve të kabinetit të saj mbi përleshjet e dhunshme ku mbetën të paktën 40 të vrarë dhe qindra të plagosur që nga fillimi i dhjetorit.
Hetimi vjen pasi 17 civilë u vranë në rajonin jugor Puno të hënën – dita më vdekjeprurëse e protestave qëkur ish-presidenti Pedro Castillo u rrëzua dhe u arrestua muajin e kaluar. Dhuna vazhdoi edhe të martën ku mbeti i vdekur një zyrtar policie pasi iu dogj makina.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se nisi hetim ndaj Boluartes dhe kryeministrit Alberto Otarola, ministrit të Mbrojtjes, Jorge Chavez dhe ministrit të Brendshëm, Victor Rojas nën akuzat për “gjenocid, vrasje të kualifikuar dhe lëndime të rënda”.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar autoritetet për përdorimin e armëve të zjarrit ndaj protestuesve dhe hedhjen e bombave tymi nga helikopterët. Ushtria thotë se protestuesit kanë përdorur armë dhe eksplozivë të prodhuar vetë./UBTNews/