Një projekt-ligj i ri që lejon dërgimin elektronik të dokumenteve ushtarake ka për qëllim të rregullojë një proces kaotik regjistrimi, tha Kremlini sot.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të rregullojmë sistemin e regjistrimit dhe rekrutimit ushtarak. Sipas Kushtetutës, rekrutët duhet të shërbejnë në ushtri. Kjo është një detyrë kushtetuese e qytetarëve. Kur filloi operacioni special ushtarak, ne pamë se në disa vende kishim shumë kaos”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov për shtyp.
Projektligji është krijuar për të “rregulluar rrëmujën” dhe për ta bërë procesin “modern, efikas dhe të përshtatshëm për qytetarët”, tha ai.
Zyrtarët rusë kanë mohuar sugjerimet se projektligji hedh bazat për një valë të re mobilizimi. Por masa do ta bëjë më të vështirë për rusët shmangien e rekrutimit./UBTNews/