UBT News

Projektligji për Trustin kalon në Komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me katër vota për, tre kundër dhe dy abstenime e ka përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Deputetët e PDK-së, Ferat Shala dhe Mërgim Lushtaku, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kanë votuar pro. Kundër ishin Armend Muja, Jeta Statovci dhe Enver Haliti nga VV-ja.

Ndërsa dy deputetët e tjerë të VV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, kanë abstenuar, duke e ndihmuar kështu miratimin. Si i tillë, ky Projektligj shkon në seancë për votim.

Exit mobile version