UBT News

Projektligji për sigurinë e produkteve kalon në Komision, Hajdari tregon çka përfitojnë konsumatorët

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka votuar me nëntë vota për Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarëve të këtij Komisioni shpalosi qëllimet e këtij projektligji. Sipas saj, me këtë projektligj synohet të arrihet nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve. Ajo ka shtuar se konsumatorët kanë të drejtë të informohen për produktet e rrezikshme.

“Sa i përket sigurisë se produkteve arsye kryesore për rregullimin e kësaj përmes këtij projektligji është sigurimi i një niveli më të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve që i përdorin produktet dhe do të parandaloj prodhimin, importin dhe futjen në treg të prodhimeve mashtruese si dhe eksportin e tyre. Ky ligj i ri do të jep të drejtën publikut për të qenë i informuar për produkte të rrezikshme”, tha Hajdari.

Exit mobile version