Programi Stomatologji në UBT, ofron një program të përshtatshëm studimi për të rinjtë e Kosovës dhe rajonit, duke u mundësuar atyre të përgatiten dhe të përfitojnë njohuri të reja nga ekspertë dhe profesionistë shëndetësorë.
Misioni i këtij programi është që të kontribuojë në arsimin e lartë përmes kurrikulave bashkëkohore, të bazuara dhe të harmonizuara me praktikat më të mira në nivel evropian, filozofi të veçantë arsimore, kërkime dhe shërbime për komunitetin.
UBT përmes një infrastrukture moderne të pajisur me laboratorë të shumtë, posedon Poliklinikën më të madhe në vend, me dhjetëra laboratorë inovativ të së cilës i dedikohen departamentit të Stomatologjisë, duke u mundësuar studentëve të praktikojnë lëndë të caktuara nga të cilat do të përfitonin njohuri shtesë dhe do të përgatiteshin për të qenë të gatshëm për tregun e punës.
Ajo çka e dallon këtë program nga programet e tjera është niveli i lartë i përgjegjësisë për shërbim ndaj komunitetit dhe përcjellja e kësaj vlere edhe tek studentët, si dhe stafi akademik me përvojë shumëvjeçare në fushën e stomatologjisë, si bartës i njohurive dhe praktikave më të mira të punës tek stomatologët e ardhshëm.
Studentët e Fakultetit Stomatologji në përfundim të studimeve do të jenë të aftë në një gamë të gjerë të shkathtësive, duke përfshirë aftësitë e hulumtimit, të komunikimit dhe të prezantimit, të cilat bazohen në njohuritë bashkëkohore, si dhe do të jenë në gjendje të paraqesin njohuri dhe kuptim të përgjegjësive morale dhe etike, të cilat janë të përfshira në kujdesin e pacientit.