Përfitimet e programit bachelor të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, janë të shumta për studentët, të cilët dëshirojnë t’i bashkëngjiten këtij institucioni të lartë arsimor.
Punët praktike në televizion, radio dhe media të shkruara që ofron UBT për studentët e kësaj fushe, do t’i përgatisin ata për të pasur sa më të lehtë qasjen në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Studentët do të përgatiten nga një staf profesional dhe kualitativ i fushës së medias, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre jetësore, me qëllim të nxjerrjes së kuadrove të reja profesionale.
UBT me kapacitetet e saja infrastrukturore do t’ia lehtësojë studentëve aftësimin rreth gazetarisë, meqenëse Parku Shkencor Inovativ i UBT-së ofron mundësinë e praktikimit të lëndëve përbrenda këtij institucioni në UBT TV, Radio Kampus dhe UBTNEWS.
Gazetaria e ditëve të sotme është e vështirë për shkak të konkurrencës në treg, mirëpo studentët gazetarë të UBT-së dalin të pakonkurrueshëm nga aftësimi që do të marrin në këtë institucion, pasi që 98% e tyre tashmë janë të punësuar.