Një nga programet më të kërkuara nga të rinjtë në Kosovë dhe më gjerë, është programi në nivelin master Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, i cili ndërlidh mësimin teorik me atë praktik, si dhe u mundëson studentëve të përfitojnë dhe të përforcojnë njohuritë nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë që ka UBT.
Programi zhvillon një qasje unike për analizën e metodologjive dhe teknikave moderne të menaxhimit operacional për të arritur efikasitetin, si dhe përmes këtij programi integrohen kërkesat e menaxhimit strategjik të biznesit, kërkesat e biznesit në lidhje me strategjitë financiare dhe të marketingut dhe mjetet dhe teknikat e hulumtimit të tregut.
Partneriteti i krijuara nga UBT me institucionet të arsimit dhe ndërmarrje publike e private në vende të ndryshme të botës, ka bërë që studentët e programit master Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, të realizojnë praktika të ndryshme dhe të jenë të pa konkurrencë për vendin e punës.
Ajo çka e dallon UBT-në, por edhe programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, është infrastruktura moderne me pajisjet më të sofistikuara të kohës, të cilat janë në shërbim të studentëve për të plotësuar dhe praktikuar lëndët teorike, duke thëlluar kështu njohuritë e tyre rreth ekonomisë, biznesit dhe menaxhmentit.