Një gjykatë ruse dënoi me pesë vjet burgim një profesor dhe shkencëtar politik, i cili shprehu një qëndrim kritik ndaj regjimit në pushtet, njoftuan agjencitë ruse.
Boris Kagarlicki fillimisht u dënua me një gjobë prej rreth 6 mijë e 160 euro për shkak të “thirrjeve publike për terrorizëm”. Në procedurën e apelit, gjykata e ndryshoi dënimin me pesë vjet burg.
Kagarlitsky, profesor në Shkollën e Lartë të Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë, u mor në paraburgim nga salla e gjyqit.