UBT News

Profesori nga Letonia, Janis Kapustans, ligjëroi përpara studentëve të Fakultetit Shkenca Politike në UBT

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit të mbajtur javën e kaluar, profesori nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara nga Letonia, Janis Kapustans, ka mbajtur një ligjëratë përpara studentëve të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, në të cilën u diskutua për lajmet e rreme dhe luftën në Ukrainë.

Në këtë diskutim u përfshinë edhe studentët së bashku me profesorët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, duke e konsideruar një temë të rëndësishme për trajtim, sidomos në këtë periudhë kur mediat dhe politika janë në një sfidë për t’i mposhtur lajmet e rreme.

Nga kjo ligjëratë studentët u njoftuan edhe për angazhimin dhe eksperiencat e profesorit ndërkombëtar, Janis Kapustans, i cili vlerësoi ardhjen në UBT dhe vizitën e tij në Kosovë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit.

Exit mobile version