Profesori nga Finlanda, Robi de Godzinsky, ka zhvilluar një masterklasë me studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, me të cilët diskutoi rreth çështjeve që prekin teknikat e muzikës dhe zhvillimin e kësaj fushe.
Profesori Robi de Gozinsky ka trajtuar temën rreth teknikave të ndryshme të incizimit, llojeve të ndryshme të mikrofonave, duke i dhënë fokus të veçantë incizimit të orkestrave, por edhe të instrumenteve individuale.
Profesori nga Finlanda ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e audios dhe gjithashtu ka qenë edhe ligjërues në Akademinë Sibelius në Helsinki të Finlandës dhe sot vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme.
Përgjatë viteve ai ka bërë mbi një mijë regjistrime dhe ka regjistruar më shumë se një mijë e pesëqind koncerte, zhanret e të cilave mbulojnë të gjithë spektrin muzikor, si: orkestra simfonike, orkestra dhome, opera, grupe të mëdha, ansamble xhaz, muzikë dhome dhe kore.