Profesori i UBT-së, njëherit drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu është dekoruar me çmimin “Kryqi i Nderit të Argjendtë”, nga Volksbund Deutsche Kriegsgräberfürsorge.
Këtë çmim, profesori Gërxhaliu, e ka marrë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, me kërkesë të presidentit të komisionit të Volksbund Deutsche Kriegsgräberfürsorge, gjeneral Wolfgang Schneierhan.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës vlerësojnë se ky çmim është shumë i rëndësishëm si për profesorin Gërxhaliu, ashtu edhe për gjithë Odën e Mjekëve të Kosovës.
Ky çmim, profesorit Gërxhaliu i është dhënë për njohjen e shërbimeve të veçanta në zbulimin e varreve të të pagjeturve të luftës, në shërbim të paqes në vend.