Dekani i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Dr. Lulzim Beqiri ka realizuar një vizitë studimore në Institutin e Teknologjisë “Massachusetts Institute of Technology” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit “Urban Data Kosovo” që udhëhiqet nga KAF (Kosovo Architectural Foundation).
Qëllimi i vizitës ka qenë marrja e përvojave më të mira në analizën e të dhënave, aplikimi i tyre në fushën e planifikimit, si dhe analiza e mundësisë që kjo fushë të përfshihet në kurrikulën e studimeve të studentëve në bachelor dhe master, duke u ofruar mundësi të shumta studentëve për të shkëmbyer përvoja të ndryshme gjatë studimeve.
Gjatë vizitës janë trajtuar edhe temat e bashkëpunimit institucional përmes projekteve dhe punëtorive të përbashkëta të stafit dhe studentëve të MIT dhe studentëve dhe profesorëve nga Kosova.