UBT News

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, do të mbajë ligjëratë në Hardh Talk në Rahovec

Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama, profesor në UBT, do të marrë pjesë në ngjarjen Hardh Talk në kuadër të Festivalit vjetor “Hardh Fest”, ku do të mbajë një ligjëratë, dhe do të mbahet më 05 shtator, nga ora 15:00, në Bodrumin e Vjetër në Rahovec.

Tema e ligjëratës është: “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, një çështje me rëndësi për promovimin e potencialit të verës së Rahovecit si produkt identitar dhe ekonomik për vendin.

Ngjarja pritet të mbledhë ekspertë, prodhues vere, akademikë e përfaqësues të institucioneve, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre mbi rolin e industrisë së verës në ekonominë kombëtare, turizëm dhe imazh ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e profesorit të UBT-së, Hamez Rama, sjell një perspektivë akademike dhe profesionale në këtë debat, duke theksuar mundësitë që Kosova ka për ta kthyer verën në një markë të fuqishme për identitetin dhe zhvillimin e saj ekonomik.

Exit mobile version