UBT News

Profesori i UBT-së, Demokrat Nuha mori pjesë në konferencën shkencore “FeS Clusters from Chemistry to Biology and Beyond”, në Lisbonë të Portugalisë

Profesori i UBT-së, Demokrat Nuha ka marr pjesë në konferencën shkencore “FeS Clusters from Chemistry to Biology and Beyond”, e cila është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, projekt ky katërvjeçar që organizohet nga European Cooperation in Science and Technology.

Grupet FeS janë kofaktorët biologjikë më të vjetër. Ato luajnë një rol në procese të ndryshme qelizore, në të gjitha hapat e përgjigjes imune të lindur ndaj patogjenëve dhe në procesin e riprodhimit të shumë viruseve si SARS-CoV-2.

Ky aksion synon të koordinojë një rrjet shumë disiplinor pan-Evropian për të adresuar sfidat, duke bashkuar ekspertizën e kërkuar në të gjithë Evropën. Veprimi do të krijojë një mundësi për të zhvilluar projekte të reja të përbashkëta kërkimore, për të ndërtuar aktivitete të përdorimit të njohurive, për të aksesuar objektet dhe infrastrukturën dhe për të mbështetur udhëheqësit dhe shkencëtarët e gjeneratës së ardhshme.

Pritet që në planin afatgjatë, aktivitetet S&T të aksionit të gjenerojnë kërkime dhe zhvillime të reja përkthimore për të ndihmuar Evropën të udhëheqë rrugën drejt trajtimit të sëmundjeve infektive si COVID-19 ose sëmundje të tjera infektive.

Exit mobile version