Profesori Blerton Abazi mori pjesë në konferencën BalkanSecure, në panelin ku u trajtua tema kritike e Forcimit të Partneriteteve të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Më këtë rast, profesori Abazi prezantoi rëndësinë e krijimit të partneriteteve publike, private dhe akademisë, duke u fokusuar te transformimi i edukimit dhe rritja e kompetencës përmes ndjekjes së trendeve të teknologjisë.
Profesori Abazi vuri theks të veçantë te ndërlidhja dhe kontributi i industrisë në edukim, përmes angazhimit si trupa këshilluese nga industria gjatë hartimit të kurrikulave.
Kjo konferencë është organizuar nga Sense Cyber Research Center dhe Chevening Alumni Kosovo (CAK), financuar nga Fondi i Programit Chevening Alumni i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.