UBT News

Profesori i UBT-së, Besnik Skenderi mori pjesë në takimin fillestar të projektit për “TUCEP” në kuadër të Erasmus+

Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, njëherit profesori Besnik Skenderi, mori pjesë në takimin fillestar të projektit për “TUCEP” në Perugia të Italisë, projekt ky në kuadër të Erasmus+.

Projekti për “TUCEP” ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve në fushën e arsimit dhe trajnimeve, ku UBT së bashku me dy universitete nga Shqipëria dhe me universitete nga Perugia, do të punojnë kurrikula dhe platforma për sektorin e turizmit dhe hotelerisë për Ballkanin Perëndimor.

“Tiber Umbria Comett Education Programme – International network for knowledge and job”, është një prej shumë projekteve që UBT po merr pjesë në kuadër të Erasmus+, e që përmes tyre po synon që studentëve dhe të rinjve t’ju ofroj shkëmbime studentore.

Exit mobile version