UBT News

Profesori i UBT-së, Bekim Ceko ligjëroi rreth trashëgimisë kulturore në punëtorinë e programit “Heritage Lab”

Profesori i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Bekim Ceko mori pjesë dhe prezantoi në punëtorinë e trashëgimisë për restaurimin e Xhamisë “Osman Efendi” të Novobërdës, në kuadër të programit “Heritage Lab”.

Në kuadër të këtij programi, profesori i UBT-së, Bekim Ceko, ka folur rreth arkitekturave të xhamive në Kosovë, si dhe rreth trashëgimisë otomane në Kosovë dhe xhamitë e asaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të kësaj trashëgimie.

Në kuadër të kësaj punëtorie, morën pjesë një numër i madh i studentëve të UBT-së, duke mësuar metodat e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive në punën praktike dhe ligjërata plotësuese, si dhe duke kontribuuar me idetë dhe kreativitetin e tyre.

Punëtoria “Heritage Lab” organizatohet nga Cultural Heritage without Borders Kosova (CHwB Kosova) dhe nga United Nations Development Programme (UNDP), dhe ka për qëllim trajtimin e problematikave që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Exit mobile version