UBT News

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi recension librit kushtuar Betejës së Koshares

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi mori pjesë në cilësinë e recensentit të librit “Koshare Emër i Lakuar” të autorit Milazim Maraj, që u promovua në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2023” në “Ditën e Veteranëve” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ky event u mbajt nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Me një paraqitje si panelist, profesori Bahri Gashi shpalosi recensionin e librit “Koshare Emër i Lakuar”, që i kushtohet dimensioneve të luftës dhe Betejës së Koshares, ku vlerësoi lart punën e autorit në dokumentimin e vlerave historike të luftës së UÇK-së.

Profesor Gashi theksoi se parasëgjithash ky libër përmban saktësi kohore, dëshmi dhe fakte relevante origjinale, të cilat në formën e tekstit autorial, lexuesit i paraqitet si materie kredibile, si dëshmi autentike mbi kompleksitetin e kohës mbi rrugët e lirisë. 

Profesori Bahri Gashi këtë vepër e cilësoi si një tërësi strukturore autoriale të ngjarjeve që kanë karakterizuar periudhën e luftës, dhe se ky libër pasqyron emancipim të kujtesës kolektive, rikujton memorien mbi ngjarjet e kohës me një tipologji përshkruese tejet të avancuar dhe objektivisht, i pashkëputur nga pikënisja fillestare, si pasqyrim real i ngjarjeve me një stil unik dhe reflektiv. 

Exit mobile version