UBT News

Profesori i UBT-së, Alfred Marleku, publikon artikullin shkencor në revistën ndërkombëtare Defense & Security Analysis

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Prof. Dr. Alfred Marleku, ka publikuar artikullin e tij më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare Defense & Security Analysis, e cila botohet nga Taylor and Francis.
 
Artikulli me titull “The return of conscription? Western Balkan defence policies in the wake of Russia’s invasion of Ukraine” analizon se si lufta në Ukrainë ka ndikuar politikat e rekrutimit në Ballkanin Perëndimor.
 
Duke u mbështetur në teorinë e “dilemës së sigurisë”, artikulli shpjegon se rritja e tensioneve gjeopolitike ka shtyrë vendet e rajonit të rishikojnë debatet dhe politikat e tyre ndaj mbrojtjes. Kështu, Serbia ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një veprim që interpretohet si shenjë pasigurie dhe që ka rritur frikën e militarizimit në rajon. Në anën tjetër, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur të forcojnë ushtritë e tyre profesionale, pa u kthyer tek modeli i shërbimit të detyrueshëm. Në Kosovë, mjedisi i brisht i sigurisë, i ndikuar nga marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, vazhdon të ushqej debatet e brendshme rreth nevojës për shërbim të detyrueshëm ushtarak. Ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë, ndarjet politike mes entiteteve e vështirësojnë krijimin e një qasjeje të unifikuar të mbrojtjes.
 
Ky artikull përbën një kontribut të rëndësishëm në literaturën e sigurisë rajonale, politikat e mbrojtjes dhe ndikimin që zhvillimet gjeopolitike kanë në shtetet e brishta dhe politikisht të fragmentuara.
 
Artikulli mund të lexohet në:
Https://www.tandfonline.com/eprint/KARMQKVXVVHGUSAEARFT/full?target=10.1080/14751798.2025.2590912 

Exit mobile version