UBT News

Profesori Hazir Çadraku flet për mungesën e reshjeve në Kosovë

Pasditen e së hënës në Kosovë u shënuan reshje të theksuara të shiut. Profesori i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir Çadraku thotë se kjo sasi e shiut, nuk pritet të ketë ndonjë efekt në cilësinë e ujit të pijshëm.

Megjithatë ai shprehet se Kosova po ballafaqohet me pakësim të reshjeve. Ky pakësim i reshjeve më pas shkakton mungesë të ujërave nëntokësore. Çadraku përmendi edhe komponentët kryesorë për ruajtjen e ujit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik monitoron cilësinë e ujit të pijes në Kosovë. Ndërkaq Instituti Hidrometorologjik i Kosovës është mekanizimi që kontrollon rrejdhat ujore, si lumenj, liqene dhe të tjera./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Exit mobile version