UBT News

Profesori Cengiz Çesko emërohet Drejtor i Institutit të Forenzikës në UBT

Profesori i UBT-së, Cengiz Çesko është emëruar Drejtor i Institutit të Forenzikës në UBT. Ai është një figurë e njohur dhe e respektuar në botën akademike dhe profesionale.

Emërimi i Profesorit Çesko në këtë pozicion do të sjellë një frymë të re për zhvillimin dhe përmirësimin e këtij institucioni, duke siguruar një drejtim të qëndrueshëm për kërkimet shkencore dhe zhvillimin e programeve të arsimit dhe trajnimit në fushën e forenzikës.

Instituti i Forenzikës në UBT është një qendër e rëndësishme e dijes dhe shërbimeve në Kosovë dhe mbulon një gamë të gjerë temash në aspektin akademik, shkencor dhe profesional, duke përfshirë mjekësinë, kriminologjinë, teknologjinë, ushqimin, ekonominë, sigurinë, inxhinierinë, teknologjinë, artin, dhe shumë fusha të tjera.

Exit mobile version