UBT News

Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”

Profesori i UBT-së, oftamologu, Arsim Hajdari, ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës me titull “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration” (Perspektiva e Re e Terapisë Biologjike në Trajtimin e Degjeneratës Makulare të Shkaktuar nga Mosha), në Universitetin “Goce Delchev” në Stip, Maqedoni e Veriut.

Mbrojtja e temës së doktoraturës u realizua nën mbikëqyrjen e një komisioni akademik të nderuar, i kryesuar nga Prof. Dr. Strahil Gazepov, dhe i përbërë gjithashtu nga Prof. Dr. Biljana Ivanovska, Prof. Dr. Emilja Janevik, Prof. Dr. Sonja Cekic, mentor i jashtëm, dhe Prof. Dr. Nevenka Velichkova, mentor.

Në fjalimin e tij pas mbrojtjes, profesori Hajdari shprehu falënderimet e tij të veçanta ndaj të gjithë atyre që e mbështetën në këtë rrugëtim akademik. Ai falënderoi mentoren e tij, Prof. Dr. Nevenka Velichkova, për udhëzimet dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Prof. Dr. Sonja Cekic, mentorin e jashtëm, për këshillat dhe mbështetjen profesionale. Po ashtu, ai shprehu mirënjohjen për komisionin vlerësues për punën e tyre të drejtë dhe korrektësinë.

Ky arritje e profesorit Hajdari thekson angazhimin e tij të palodhur në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe zhvillimin e mundësive të reja për trajtimin e sëmundjeve të syrit, veçanërisht të degjeneratës makulare të shkaktuar nga mosha.

Exit mobile version