UBT News

Profesorët e UBT-së publikojnë punimin e sukseshëm dhe të vetmin në fushën e studimit “Fitnesi i personave me sindromën Down në Kosovë”

Profesorët e Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT kanë publikuar një studim shkencor të rëndësishëm me titullin “Determining the Fitness Level of People with Down Syndrome Living in Kosovo Based on the ALPHA Protocol”. Ky punim, realizuar nga profesorët Milaim Berisha, Abedin Bahtiri dhe Agron Thaqi, trajton një aspekt të rëndësishëm të mirëqenies fizike të individëve me sindromën Down, duke u fokusuar në përmasat e tyre trupore dhe nivelet e fitnesit fizik bazuar në protokollin ALPHA.

Punimi synon të përcaktojë vlera normative për përbërjen trupore dhe nivelin e fitnesit të individëve me sindromën Down që jetojnë në Kosovë. Qëllimet përfshijnë edhe analizimin e dallimeve midis gjinive në përbërjen trupore dhe parametrat e fitnesit, ndikimin e zonës së banimit në këto përmasa trupore dhe krahasimin e niveleve të fitnesit të këtyre individëve me moshatarët e tyre në botë.

Studimi ka sjellë një kontribuim të rëndësishëm për fushën e mirëqenies fizike tek individët me sindromën Down në Kosovë. Autorët sugjerojnë që të bëhen hulumtime të mëtejshme për të kuptuar më mirë barrierat e fitnesit dhe shëndetit për këtë popullatë. Gjithashtu, sugjerohet që të zhvillohen strategji të përshtatura për të rritur aktivitetin fizik dhe për të përmirësuar mirëqenien e individëve me sindromën Down, duke ndihmuar kështu që kjo popullatë të arrijë një standard më të mirë jetese.

Ky punim sjell njohuri të vlefshme mbi situatën aktuale të shëndetit fizik për individët me sindromën Down në Kosovë dhe hap rrugën për politika të reja dhe përpjekje për përmirësimin e shëndetit dhe aktivitetit fizik të këtyre individëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar./UBTNews/D.E.

Lexoni artikullin në detaje: DOI:10.33438/ijdshs.1540841

Exit mobile version