Në konferencën ndërkombëtare ICONST EST, e mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, morën pjesë profesorët e UBT-së. Prof. Vehbi Sofiu udhëhoqi një prej sesioneve kryesore të konferencës, ndërsa Prof. Armend Ymeri dhe Prof. Nexhmi Krasniqi prezantuan punime shkencore në fusha me rëndësi të madhe për zhvillimin teknologjik dhe energjetik.
Punimet e prezantuara nga profesorët përfshinin tema të rëndësishme si tranzicioni i energjisë inteligjente (“Smart Energy Transition”), vlerësimi i kapacitetit të sistemeve fotovoltaike për një sistem ujitjeje të vetëqëndrueshëm në Kosovë, dhe modelimi efektiv i transformimeve Laplace për kontrollin e frekuencës në sistemet teknike.
Këto punime theksojnë përkushtimin e UBT-së për të sjellë inovacione dhe zgjidhje të reja në sektorët kyç të teknologjisë dhe energjisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe më gjerë.
Konferenca ICONST EST mblodhi akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe ideve rreth zhvillimeve të fundit teknologjike dhe shkencore./UBTNews/