Prof.dr. Besnik Skenderi së bashku me prof.dr. Bekim Marmullaku janë duke marrë pjesë në një punëtori të organizuar nga universiteti Università per Stranieri di Perugia, në Itali.
Kjo punëtori në të cilën po marrin pjesë profesor Skenderi dhe Marmullaku, ndërlidhet me projektin për krijimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Prof.dr. Besnik Skenderi dhe prof.dr. Bekim Marmullaku janë duke shkëmbyer idetë dhe profesionalizmin e tyre lidhur me ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë, duke marrë parasysh faktin se UBT është një prej institucioneve të arsimit të lartë që ka mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme të botës.
UBT vazhdon të jetë model shëmbëlltyre për rritjen e cilësisë së arsimit universitar dhe atij pasuniversitar jo vetëm në vendin tonë, por edhe në tërë Ballkanin.