UBT News

Profesorët e UBT-së në programin ERASMUS+ në Romanian American University

Profesorët e UBT-së, Dr. Sc. Elmi Kelmendi dhe Dr. Sc. Kujtim Zylfijaj, po marrin pjesë në një program prestigjioz mobiliteti, të mbështetur nga ERASMUS+, në Romanian American University në Bukuresht të Rumanisë. Kjo vizitë akademike u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe ishte pjesë e Javës Ndërkombëtare të Mësimdhënies, e organizuar nga Universiteti Amerikan në Bukuresht.

Gjatë qëndrimit të tyre, profesorët patën mundësinë të angazhohen në shkëmbimin e praktikave më të mira pedagogjike me shumë pjesëmarrës nga tetë universitete evropiane. Përmes sesioneve interaktive dhe diskutimeve akademike, ata ndanë përvoja të vlefshme mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe qasjet inovative në fushat e tyre të ekspertizës.

Në mënyrë specifike, profesor Elmi Kelmendi mbajti ligjërata mbi ndikimin e Krimit të organizuar në vendet ne tranzicion me fokus ne ekonomi, dhe domosdoshmërinë e reformës ne drejtësinë penale (tema nga Kriminologjia, Krimi i organizuar dhe E drejta penale), duke trajtuar çështje kyçe të jurisprudencës bashkëkohore penal, ndërsa profesori Kujtim Zylfijaj mbajti ligjërata mbi lidershipin dhe sjelljen organizative, duke analizuar faktorët që ndikojnë në efektivitetin e udhëheqjes dhe dinamikën e organizatave moderne.

Ky angazhim i profesorëve të UBT-së jo vetëm që forcon lidhjet akademike ndërkombëtare, por gjithashtu pasuron përvojën e tyre profesionale dhe kontribuon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në universitet.

Exit mobile version