UBT News

Profesorët e UBT-së kontribuojnë në ndërtimin e paqës së qëndrueshme

Me organizimin e Qendrës Kosovare për Diplomaci, u zhvillua një tryezë diskutimi me fokus në promovimin e juridiksionit universal për krimet e luftës të kryera në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit ndërkombëtar NO-OBLIVION, i cili ka për synim adresimin e drejtësisë tranzicionale dhe përkujdesjen ndaj viktimave të krimeve të luftës.

Ky projekt udhëhiqet nga European Association of Social Innovation (Rumani), në bashkëpunim me një numër partnerësh ndërkombëtare, përfshirë, IPS Innovative Prison Systems (Portugali), Victim Support Europe (Belgjikë), Camino (Gjermani), Documenta (Kroaci), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Qendrën për Studime të Sigurisë (Bosnje dhe Hercegovinë), si dhe Qendrën Kosovare për Diplomaci (Kosovë).

Profesorët e UBT-së, Prof. Avni H. Alidemaj dhe Prof. Alban Maliqi nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, theksuan rëndësinë e drejtësisë tranzicionale dhe rëndësinë e qasjes integruese dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me drejtësinë tranzicionale dhe ndërtimin e paqës së qëndrueshme. Rrjedhimisht, duke trajtuar drejtësinë tranzicionale po formësohet e ardhmja e rajonit.

Pjesëmarrës në tryezë ishin edhe profesorë universitar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve qeveritare në Kosovë.

Kontributi akademik i UBT-së do të vazhdojë të jetë i pranishëm në aktivitetet e ardhshme që kanë për qëllim ndërtimin e paqes dhe shoqërisë demokratike

Exit mobile version