UBT News

Profesorët e UBT-së, Hajdi Xhixha dhe Arian Kadriu kontribuojnë në librin ndërkombëtar “Modern Wars and Grey Zones”

Profesorët Hajdi Xhixha dhe Arian Kadriu, nën udhëheqjen e Profesor David Last nga Royal Military College of Canada, kanë kontribuar në librin ndërkombëtar “Modern Wars and Grey Zones”, me një kapitull të titulluar “Deterrence and Alignment for Modern Wars and the Grey Zone”.

Ky kapitull ka një fokus të veçantë në sigurinë e Kosovës dhe shqyrton aspektet strategjike që lidhen me mbrojtjen dhe ruajtjen e stabilitetit në një kohë kur luftërat moderne dhe zonat gri janë bërë gjithnjë e më të dukshme në skenën ndërkombëtare.

Libri i botuar nga Routledge, Taylor & Francis Group, është një përmbledhje e ekspertizës akademike dhe ushtarake të profesoreve të ndryshëm nga Evropa dhe më gjerë. Ai trajton sfidat e kompleksitetit të luftës moderne dhe sjell një analizë të detajuar të asaj se si shtetet e vogla, si Kosova, përballen me kërcënimet që lindin nga konflikti i ftohtë, Lufta hibride dhe zona gri, ku kufijtë midis paqes dhe luftës janë shpesh të paqartë.

Kapitulli i profesorëve Xhixha dhe Kadriu analizon se si konceptet e “deterrence” dhe “alignments” mund të përdoren për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës në këtë realitet të ndërlikuar ndërkombëtar. Ata sugjerojnë se një strategji e duhur e sigurimit dhe orientimi i partnerëve ndërkombëtarë janë kyçe për përballimin e sfidave të natyrës të ndryshme, të cilat i përjeton një shtet i vogël si Kosova në një kohë kur të gjitha përpjekjet diplomatike dhe ushtarake kërkojnë një qasje më të sofistikuar dhe të koordinohet mirë.

Librin e redaktojnë disa ekspertë të njohur të fushave të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare, duke sjellë një gamë të gjerë perspektivash që ndihmojnë për të kuptuar më thellë se si luftërat moderne zhvillohen dhe ndikojnë në një rreth të pasigurt dhe të paqartë ndërkombëtar.

Ky kontribut i profesorëve të UBT-së është një tjetër dëshmi e angazhimit të universitetit në zhvillimin e ekspertizës ndërkombëtare dhe si një qendër për kontribues të rëndësishëm në fushat e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare./UBTNews/

Exit mobile version