Dekani i Shkencave Mjekësore në UBT, Prof. Ass. Dr. Fitim Alidema dhe Prof. Ass. Dr. Hajrullah Fejza morën pjesë në Kongresin e Shoqatës Evropiane të seksologjisë mjekësore (ESSM 2024) në Bari të Italisë.
Në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, profesorët nga UBT prezantuan studimin e tyre me titullin: “The Effects of College Course in Human Sexuality on students knowledge and attitudes”.
Ata prezantuan rezultatet dhe zbulimet në lidhje me ndikimin e këtij punimi në njohuritë dhe qëndrimet e studentëve në fushën e seksualitetit dhe shëndetit seksual.
Kjo pjesëmarrje e suksesshme e profesorëve nga UBT shënon një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë dhe rrit prestigjin e institucionit në nivel ndërkombëtar.