UBT News

Profesorët e UBT-së Çadraku, Selimi dhe Xhafaj me kontribut shkencor për “Kornizën ligjore të ujit në Kosovë”

Profesorët Hazir S. Çadraku, Ferid Selimi dhe Jorida Xhafaj kanë publikuar një punim të rëndësishëm në revistën Proceedings of the Institution of Civil Engineers – Water Management, e cila mund të aksesohet përmes ICE Virtual Library. Artikulli, me titull “Korniza institucionale dhe ligjore e sektorit të ujit në Kosovë përmes periudhave të ndryshme”, ofron një analizë gjithëpërfshirëse të menaxhimit dhe rregullativës së sektorit të ujit në Kosovë.

Punimi është publikuar online më 23 janar 2025 dhe ofron një pasqyrë të hollësishme të strukturave ligjore dhe institucionale që kanë formësuar menaxhimin e burimeve të ujit në Kosovë. Ai thekson rëndësinë jetike të ujit për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e çdo shteti, duke vënë në dukje se si korniza institucionale dhe ligjore duhet të sigurojë administratën e duhur, ndarjen e drejtë të të drejtave të ujit dhe përdorimin racional të burimeve ujore.

Në punim shqyrtohet administrata e ujit në Kosovë, e cila funksionon në dy nivele: qendror dhe lokal. Jurisdiksioni bazohet në Kushtetutën e Kosovës, e cila është akti më i lartë ligjor, si dhe në aktet ligjore të nxjerra nga kushtetuta që rregullojnë fusha të caktuara, përfshirë sektorin e ujit. Artikulli shqyrton këto rregullore dhe ndikimin e tyre në administrimin efikas dhe përdorimin e burimeve kombëtare të ujit në Kosovë.

Ky punim kontribuon me njohuri për komunitetin lokal dhe ndërkombëtar lidhur me sfidat dhe strategjitë për menaxhimin e burimeve të ujit në Kosovë, veçanërisht nga perspektiva ligjore dhe administrative.

Artikulli është në dispozicion me qasje të hapur (open access), duke mundësuar shpërndarjen dhe angazhimin më të gjerë me gjetjet. Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni këtu./UBTNews/

Exit mobile version