Në kuadër të projektit COWEB (Virtual Collaborative Learning in WB HEIs) profesorët e UBT-së nga Fakulteti MBE (Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi) Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj së bashku me studetet Edisa Brahimaj, Klarita Macula dhe Aorsa Hoti janë duke përfaqësuar UBT-në në Universitetin Teknik të Dresdenit në Gjermani, duke participuar dhe kontribuar në shumë aktivitete të organizuara nga projekti. Projekti ka për qëllim të ndikoj në aplikimin e teknikave të Bashkëpunimit Virtual në Mësimdhënie (VCL).
Profesorët gjatë kësaj vizite kanë shkëmbyer informatat dhe idetë rreth digjitalizimit të disa lëndëve të tyre, aplikimin e shumë teknikave në konceptin lokal dhe regjional, duke bashkëpunuar me partnerët e shumtë të projektit.
Studentet nga ky projekt do kenë mundësinë të çertifikohen si e-Tutors, në mënyrë që të kontribuojnë më tutje në projekt dhe në aktivitetet që do implementohen në nivelin lokal të UBT-së. Gjatë këtij procesi studentet kanë monitoruar dhe kanë dhënë sygjerimet e tyre rreth një aktiviteti me rëndësi për projektin që është “Smart City Tirana’.
Po ashtu përgjatë kësaj vizite janë ofruar sesione dhe ligjerata se si duhet aplikuar vegla dhe teknika te ndryshme digjitale të cilat mundësojnë një bashkveprim me cilësor në mes të studentëve dhe stafit akademik, të cilat mbeshteten plotësishtë në teknologjitë e fundit të bazuar në AI.