Profesoresha e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Ulpiana Aliaj, do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në panairin global, EXPO 2020, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Profesoresha Aliaj, do të përformojë përkrah tenorit të mirënjohur, Ramë Lahaj, në cilësinë e sopranos, e ndjekur në piano nga Ugo Mahieux, në një program që përmban arie dhe duete nga repertori operistik botëror dhe shqiptar.
Koncerti “The Voice of Independent Kosova” do të mbahet në Dubai Millennium Aphitheater, më 17 shkurt, duke filluar nga ora 21:30.
Rame Lahaj – Për ty Atdhe