Stafi akademik i UBT-së po shfaqet çdo ditë në arenën ndërkombëtare duke zënë vendet më të rëndësishme, siç është përfshirja në jurisën e një festivali ndërkombëtar.
Këtë herë, Prof. Dr. Marigona Bekteshi – Ferati është ftuar si anëtare e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, i cili nisi më 20 prill 2024 dhe do të vazhdojë deri më 23 prill 2024 në Krakov të Polonisë.
Vlen të theksohet se dy javë më parë, Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati u zgjodh si anëtare e përhershme në bordin drejtues të këtij festivali.