UBT News

Profesorë vendorë e ndërkombëtarë karakterizojnë Akademinë Ndërkombëtare Verore të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit dhe e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka zhvilluar aktivitete të ndryshme që kishin në fokus temën: “Teknologji e mençur e ushqimit për bujqësi të qëndrueshme”.

Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe punëtorive të ndryshme, profesorë vendorë e ndërkombëtarë dhe ekspertë të industrisë, kanë pasur për qëllim që t’iu ofrojnë pjesëmarrësve, posaçërisht studentëve njohuri të reja rreth fushës, duke e bërë të mundur përforcimin e atyre të fituara gjatë studimeve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, kanë ligjëruar tema të ndryshme profesorë vendorë e ndërkombëtarë, si: Vesë Pakashtica, Ismet Babaj, Kujtim Lepaja, Ibush Luzha, Namik Durmishi, Arben Myrta, Kushtrim Bresilla, Endrit Kullaj, Agnieszka Orzel, Hajrullah Cakaj, Naim Delijaj, Nesim Morina, Basri Hyseni dhe Naim Krasniqi.

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë akademi kanë përfituar përvoja të ndryshme, që nga projektimi deri në zbatimin e një praktike të sigurt dhe të qëndrueshme, nga perspektiva e shkencave të bujqësisë dhe teknologjisë së ushqimit, si dhe janë certifikuar për angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në këtë akademi.

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, u realizua edhe Panairi i Ushqimit, i organizuar nga Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në bashkëpunim me Fakultetin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, si dhe Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Qendrën e Karrierës, si dhe me Zyrën e Projekteve.

Exit mobile version