Në kuadër të lëndës “Qëndrueshmëria e Konstruksioneve”, e cila zhvillohet në nivelin master në programin Drejtimi i Strukturave, profesorët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Visar Krelani, Driton Kryeziu dhe Hajriz Mazreku, realizuan një ligjëratë rreth temës “Diagnoza e gjendjes dhe monitorimi strukturave”.
Në hapësirat e laboratorit të materialeve ndërtimore të UBT-së, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, patën rastin të thellojnë njohuritë mbi monitorimin e strukturave, si dhe u njoftuan me aplikimin e disa metodave bazuar në praktikat më të mira aktuale në fushën e diagnostikimit, monitorimit dhe vlerësimit të strukturave në ndërtim dhe atyre ekzistuese.
Laboratori i materialeve ndërtimore i UBT-së është i akredituar sipas ISO EN 17025 me gjithsej 36 metoda testimi. Në listën e këtyre metodave të akredituara janë edhe disa nga metodat standarde të ashtuquajtura destruktive dhe jodestruktive për përcaktimin e karakteristikave dhe vetive të betonit të ngurtësuar.
Në kuadër të këtij leksioni teoriko-praktik profesorët e UBT-së, së bashku me studentët realizuan disa nga këto ekzaminime laboratorike nga seria e standardit EN 12504, si dhe u njohën për mënyrat e vlerësimit sipas EN 13791 Assessment of in-situ compressive strength in structures and precast concrete components.