UBT News

Profesorë ndërkombëtarë zhvilluan takime të rëndësishme në kuadër të Këshillit Ndërkombëtar Shkencor Biomjekësor në UBT

Në kuadër të takimeve të rregullta të Këshillit Ndërkombëtar Shkencor Biomjekësor në UBT, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, u zhvillua takimi i radhës me profesorët më eminent ndërkombëtar të fushës së shkencave biomjekësore dhe sportit.

Ky takim, i prirë nga profesori ndërkombëtar nga Universiteti i Romës “Foro Italico”, Paolo Parisi, si dhe profesorët nga Universiteti i Vjenës, Norbert Bachl dhe Harald Tschan, solli diskutime të frytshme mes profesionistëve të kësaj fushe, diskutime këto të cilat do t’i kontribuojnë shumë zhvillimit të fushës biomjekësore.

Përgjatë këtyre ditëve, UBT ishte nikoqir i takimeve të shumta në të cilat u diskutua rreth zhvillimeve në kuadër të fushës biomjekësore në UBT dhe në përgjithësi, me theks të veçantë në zhvillimin dhe arritjet e Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT.

Në kuadër të këtyre takimeve, Fakulteti Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, organizoi edhe një forum, në të cilin u diskutua për rolin dhe rëndësinë e sportit në shoqëri, zhvillimin e tij, si dhe aspekte të tjera të cilat ndërlidhen me fushën e shkencave të sportit, e ku morën pjesë përveç stafit dhe studentëve të UBT-së edhe një delegacion i Universitetit të Sporteve të Tiranës, i prirë nga rektori i këtij universiteti, prof. dr. Agron Kasa.

Exit mobile version