UBT News

Prof. Sokol Loci përfaqëson UBT-në në “International Staff Week” në Bukuresht

Prof. Sokol Loci, pjesë e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT, mori pjesë në aktivitetin “International Staff Week”, të organizuar nga Romanian-American University në Bukuresht, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Loci mbajti një ligjëratë me temën “Preparing Students for an Intercultural Environment”, ku trajtoi çështje të rëndësishme si stereotipet dhe paragjykimet ndërkulturore. Ai zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të universiteteve nga Evropa, SHBA-ja, Azia dhe Afrika, me të cilët u dakordua për inicimin e bashkëpunimeve të reja akademike.

Kjo pjesëmarrje forcon më tej angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, në një kontekst global dhe bashkëpunues.

Exit mobile version