Prof. Dr. Alfred Marleku, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të UBT-së, ka publikuar artikullin e tij të fundit shkencor në revistën ndërkombëtare “Security and Defence Quarterly”, revistë kjo e cila botohet nga War Studies University, një ndër institucionet më të njohura akademike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Artikulli, me titull “Public intelligence as a strategic tool: the role of real-time intelligence disclosure in the Ukraine War”, analizon rolin e intelegjencës publike si një instrument strategjik gjatë luftës Ukrainë-Rusi, duke treguar se publikimi i të dhënave në kohë reale nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë veçanërisht efektiv në kundërshtimin e dezinformimit rus dhe në forcimin e kohezionit diplomatik midis aleatëve perëndimor.
Sipas Marlekut, për dallim nga konfliktet e mëparshme, ku intelegjenca qëndronte brenda qarqeve të klasifikuara, lufta në Ukrainë shënoi një ndryshim të rëndësishëm, ku transparenca u shndërrua në një mjet publik të politikëbërjes strategjike.
Gjetjet e artikullit theksojnë gjithashtu ndikimin që ka pasur kjo qasje në formësimin e narrativave globale dhe në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare. Megjithatë, Prof. Marleku nënvizon se, pavarësisht efektit të saj, vlera parandaluese e inteligjencës publike mbetet e diskutueshme, pasi ajo nuk arriti të ndaloj pushtimin rus të Ukrainës.
Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishme në fushën e studimeve të sigurisë, diplomacisë dhe strategjisë moderne, duke sjell një analizë të thelluar të një fenomeni që po formëson mënyrën se si vendet komunikojën dhe reagojnë në kohë krizash ndërkombëtare.
Artikulli mund të lexohet në: https://securityanddefence.pl/Public-intelligence-as-a-strategic-tool-The-role-of-real-time-intelligence-disclosure,205566,0,2.html