UBT News

Produktet që ju shkaktojnë fryrje – Zgjidhjet natyrale

Fryrja në stomak ndodh kryesisht pas të ngrënit.

Ajo u ndodh shumë njerëzve, përfshirë ata që ushqehen shëndetshëm dhe besojnë se kanë zgjedhur ushqimet e duhura.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaktarët kryesorë të fryrjes abdominale apo të barkut.

Sa më shumë të dini e të lexoni për këtë çështje, do t’ju ndihmojë të menaxhoni situatën më mirë.

Qepët

Shumë njerëz kanë vështirësi në tretjen e qepës, sidomos asaj që hahet e pagatuar.

Qepa nxit formimin e gazrave në stomak dhe shkakton fryrje dhe dhimbje.

Nëse vëreni që qepa shkakton fryrje, AgroWeb.org ju sugjeron që qepën ta hani të gatuar, ose ta zëvendësoni me erëza dhe barishte të ndryshme.

Çokollatat me drithëra

Shumë prej drithërave të ndryshëm që shiten në paketime të thjeshta, pretendojnë të jenë të shëndetshme.

Megjithatë, asto përmbajnë një proteinë që nxit fryrjen dhe gazrat. Proteinat në këto drithëra të shpejtë nuk duhet të jenë prej soje.

Thjerëzat

Thjerëzat përmbajnë nivel të lartë fibre, sheqerna të patretshëm dhe acid fitik që shkakton fryrje.

Përpara përdorimit, zhytini thjerëzat në ujë të ftohtë me pak uthull ose lëng limoni dhe do të përjetoni më pak fryrje.

Supat e gatshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, supat e gatshme përmbajnë shumë kripë dhe nxisin akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe fryrjet.

Supa duhet të jetë e freskët dhe e bërë në shtëpi. Atë më pas mund ta ruani edhe në frigorifer.

Frutat e thata

Fruta e thata kanë një përmbajtje të lartë fruktoze. Njerëzit me stomak të ndjeshëm kanë vështirësi në tretjen e tyre.

Kësisoj, ato fermentohen në stomak duke shkaktuar fryrje dhe gazra. Mund t’i konsumoni por kujdes me sasinë. Një grusht arrorë në ditë është mjaftueshëm.

Agrumet e freskëta dhe frutat e pyllit kanë një përmbajtje të ulët fruktoze.

Lakrat

Lakrat kanë tendencën të fermentohen në stomak.

Tek një stomak i ndjeshëm, ato shkaktojnë fryrje, dhimbje abdominale, urth, tejngopje dhe të përziera.

Lakrat duhen ngrënë të gatuara, ose edhe turshi, pasi treten më mirë.

Ushqime të tjera

Elbi, gruri, hurmat e Arabisë, qitro, frutat me bërthamë, fasulet, hudhra dhe perime të tjera përmbajnë fibër e cila është e mirë për tretjen në përgjithësi. Megjithatë, këto fibra nuk treten lehtë dhe shkaktojnë fryrje

Kjo është e gjitha në varësi të baktereve që karakterizojnë florën intestinale.

AgroWeb.org ju këshillon gjithsesi të keni kujdes me sasinë.

Zgjidhjet natyrale kundër fryrjeve

Çaji i nenexhikut, kanella, koriandra, hudhra, xhenxhefili, bari i bletës, arrëmyshku, majdanozi janë të rekomandueshëm kundër fryrjeve dhe për qetësimin e stomakut.

Konsumoni ushqime të pasura me probiotikë siç janë turshia dhe kosi për të përmirësuar florën bakteriale në stomak./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Exit mobile version